Karakteristikat
Pagesa të shpejta, të thjeshta dhe të lehta me orën tuaj Garmin!
GarminPay është krijuar për njerëz që janë gjithmonë në lëvizje.
Çka është Garmin Pay?
Garmin Pay është opsion i ri dhe një zgjidhje bashkëkohore për pagesa pa kontakt.
Pavarësisht nëse dëshironi të paguani faturën e ujit tuaj pas një vrapimi në mëngjes, kafe me miqtë tuaj ose pazarit për të gjithë familjen, nuk keni më nevojë për një portofol, sepse me Garmin Pay ju paguani shpejt, lehtë, pa prekje, thjesht duke afruar orën tuaj inteligjente Garmin pranë pajisjes për pagesë.
Përmes aplikacionit Garmin Connect mund t' digjitalizoni të gjitha kartat tuaja Mastercard të lëshuara nga Halkbank AD Skopje dhe të aktivizoni Garmin Pay.
Digjitalizimi i suksesshëm i kartave ju mundëson të bëni pagesa të shpejta dhe të thjeshta, duke përdorur vetëm orën tuaj Garmin.
Përdoruesi i kartës së pagesës e shkarkon aplikacionin celular Garmin Connect nga „GooglePlay Store“ në pajisjen celulare me sistem operativ „Android“ ose nga ‘’App Store’’ për pajisje celulare me sistem operativ iOS.