25.11.2020
NJOFTIM
Të nderuar pensionistë,
Ju ftojmë, në interesin tuaj dhe për mbrojtjen tuaj më të madhe, pensionin e muajit nëntori ta shfrytëzoni përmes përdorimit të kartave të pagesës për blerje dhe përdorimit të rrjetit të bankomatëve në rast nevoje për para (cash), si dhe përmes opsioneve për pagesë të bankingut elektronik dhe celular. Të gjithë pensionistët që përdorin kartën, paratë do të jenë në llogarinë tuaj më 26.11.2020 (e enjte) dhe ju do të jeni në gjendje t'i përdorni ato lirshëm kur bëni pazar me kartat tuaja të pagesës, përmes bankingut elektronik ose për tërheqje parash përmes bankomatëve, pa komisione.
Për pensionistët që nuk përdorin kartë pagese, pagesa e rekomanduar e pensionit në para (cash) në sportelet e Bankës do të zhvillohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit, si në vijim:
- Deri në 11.000 denarë 26.11.2020 (e enjte)
- 11.001-14.000 denarë 27.11.2020 (e premte)
- 14.001-18.000 denarë 30.11.2020 (e hënë)
- Mbi 18.001 denarë 01.12.2020 (e marte)
Aplikacionet dhe udhëzimet do të përgatiten në sportelet e Bankës nga punonjësit për marrjen dhe përdorimin e kartave të debitit falas për përfituesit e pensioneve dhe mundësinë unike për të përdorur të gjithë bankomatët e çdo banke të vendit, pa komision për tërheqjen e parave (cash).
Funksionimi i degëve për sa i përket numrit të të punësuarve dhe numrit të sporteleve që do të punojnë, do t’i përshtaten sa më shumë që të jetë e mundur nevojave, do të angazhohen njerëz për të mbajtur rendin, në mënyrë që të ruajmë shëndetin dhe sigurinë e punonjësve dhe klientëve të Halkbank AD Skopje.
Të gjitha degët e Halkbank AD Skopje do të jenë në funksion të kryerjes së shërbimeve tuaja bankare, në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 16:30.