22.12.2020

Pakoja e katërt e masave nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Të dashur klientë,

Ju informojmë se pagesa e ndihmës financiare nga Pakoja e katërt e masave për të trajtuar pasojat e Kovid-19 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëhet në periudhën deri më 25.12.2020, në llogaritë e transaksioneve të klientëve dhe nuk ka kufizime dhe afate për shpenzimin e këtyre fondeve.

Në faqen e dedikuar të internetit "Blej nga shtëpia ", respektivisht në www.kupuvamdomasno.gov.mk tashmë është në dispozicion lista e qytetarëve me të ardhura të ulëta, përfituesve të pensioneve, përfituesve të së drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, të rinjtë e moshës 16 deri 29 vjeç, prindër të vetëm, jetimë dhe kujdes prindëror, artistë dhe aktorë të tjerë të kulturës, kineastë dhe artistë të estradës që janë të përfshirë në këtë paketë masash.

Klientëve të cilëve u është caktuar të marrin ndihmë financiare përmes Halkbank AD Skopje, fondet do të paguhen në llogaritë e transaksionit, me ç’rast:

  • Për klientët ekzistues që kanë llogari aktive të transaksioneve dhe kanë të dhëna të azhurnuara në Bankë, fondet tashmë janë transferuar dhe në dispozicion. Nëse klientët kanë një kartë pagese, ata mund të përdorin fondet përmes kartave të tyre të pagesës në terminalet POS në pikat e shitjes ose t'i tërheqin ato në bankomate. Ne e këshillojmë këtë grup klientësh të shmangin vizitat në degët e bankës për të shmangur radhët dhe turmat shtesë.
  • Klientët ekzistues që kanë llogari aktive të transaksioneve dhe kanë të dhëna të azhurnuara në Bankë, por nuk kanë një kartë pagese, fondet mund t’i tërheqin duke vizituar një prej degëve të bankës;
  • Klientët ekzistues të cilët nuk kanë azhurnuar të dhënat e tyre duhet të bëjnë të njëjtën gjë në degën më të afërt jo më vonë se në datën 24.12.2020.
  • Përfituesit e ndihmës financiare që janë përcaktuar të paguhen përmes Halkbank AD Skopje dhe të cilët nuk kanë llogari transaksioni në Bankë, duhet të vizitojnë degën më të afërt të Bankës dhe të hapin një llogari transaksioni jo më vonë se data 25.12.2020. Ky grup klientësh fondet do t'i marrin pas hapjes së llogarisë. Hapja e një llogarie transaksioni në Halkbank AD Skopje kërkon një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë) dhe një aplikacion të kompletuar i cili është në dispozicion në link-un e mëposhtëm https://www.halkbank.mk/content/pdf/2020/AML/HB_Aplikacija_Fizicki_Lica_Edit_V5.pdf;
  • Personat që janë të bllokuar në qarkullimin e pagesave duhet të vijnë në degën më të afërt për të hapur një llogari të dedikuar (të posaçme) transaksioni jo më vonë se 23.12.2020. Banka nuk i lëshon këto fonde nga bllokadat aktive ose të ardhshme të marra pas datës 25 dhjetor 2020. 
  • Nëse përfituesi i ndihmës shtetërore është një i mitur, i cili, pavarësisht nëse posedon apo jo një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë), është e nevojshme të jetë prezent njëri prind ose kujdestar që duhet të paraqesë një certifikatë lindjeje për të hapur një llogari transaksioni.

Me rëndësi:

  • Nëse klientët nuk hapin llogari dhe/ose nuk azhurnojnë të dhënat e tyre në Bankë deri më 25.12.2020, ata nuk do të jenë në gjendje të përdorin fondet e ndihmës shtetërore.
  • Për të azhurnuar të dhënat personale duhet të vizitoni degën tuaj amë të bankës, duke paraqitur një dokument të vlefshëm identifikimi.
  • Mbështetja financiare nga shteti, në vlerë prej 6.000 denarë, mund të përdoret nga momenti i transferimit të mjeteve në llogarinë e transaksionit të klientit për një periudhë të pakufizuar kohore.
  • Qeveria e RMV-së parashikon që mbështetja financiare nga kjo pako e katërt e masave mund të përdoret për pagesa të produkteve dhe shërbimeve maqedonase nga persona juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari ekonomike dhe janë banorë/rezidentë të RMV-së.
  • Të gjithë informacionin tjetër në lidhje me pagesën e ndihmës shtetërore, klientët mund ta marrin në telefonat 02/3240836 dhe 02/3250942 (nga ora 08.30 deri në ora 16.30), ose në faqen e posaçme të internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk.

BËJMË THIRRJE PËR DURIM ME QËLLIM TË ZBATIMIT TË PANDËRPRERË TË KËTIJ PROJEKTI TË MADH, I CILI PO ZBATOHET NË KUSHTE TË VËSHTIRA TË SHKAKTUARA NGA PANDEMIA ME VIRUSIN KOVID-19.

E juaja,

Halkbank AD Skopje


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.