Këshilli mbikqyrës

Këshilli mbikqyrës

1. OSMAN ARSLAN

2. İLHAN BÖLÜKBAŞ

3. OLCAY ATLIOĞLU

4. HASAN GÖKHAN KILIÇ

5. FATİH ŞAHBAZ

6. BORIS PETROVSKI

7. BILJANA ANGELOVA

Këshilli drejtues

Dr. Bilall Suxhubashi - Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv 

Dr. Bilall Suxhubashi është lindur në vitin 1972 në Darende, Malatia. Pas diplomimit në Fakultetin për shkenca ekonomike dhe administrative pranë Universitetit Erxhijes, arsimimin e tij e vazhdon në Departamentin për biznes, menaxhment dhe organizim pranë Universitetit Inonu në Malatia.
Ka mbaruar studimet e magjistraturës dhe doktoraturës. Karrierën e tij profesionale e fillon si mësues në Derende, kurse pastaj kryen stazhimin në Këshillin për financa në Malatia. Gjatë karrierës së tij ka punuar si nëpunës në Degën e Halkbank në Darende si Zëvendës udhëheqës i Drejtorisë për organizim, Drejtor i Degës në Aksaraj/Ortaqoj, Drejtor i Sektorit për marketing për persona fizikë në Qendrën rajonale koordinative Dijarbakir, Drejtor i Sektorit për marketing korporativ në Halk Bankasi A.Sh, Turqi. Nga 26.12.2017, Dr. Suxhubashi e ushtron detyrën Kryetar i Këshillit drejtues të Halkbank AD Skopje.

Turhan Ademi - Drejtor Еkzekutiv

Pas diplomimit në Katedrën e Financave, Kontabilitetit dhe Bankave në Fakultetin Ekonomik në Shkup, z. Ademi filloi karrierën e tij në vitin 1986 në degën e JIK Banka në Shkup, në Departamentin për kreditim dhe likuiditet. Karriera e tij profesionale ka qenë në rritje që nga viti 1994 kur ai ishte aktiv në IK Banka AD Skopje, ku në periudhën midis viteve 1994-1999 mbajti pozicione të ndryshme si drejtor i Departamentit për kreditim, thesar dhe likuiditet, drejtor i Departamentit të brokerimit si  dhe ushtrues detyre drejtor i Degës së IK Banka në Manastir. Një moment i rëndësishëm në këtë periudhë është pozicioni i tij si ushtrues detyre drejtor i përgjithshëm i IK Banka nga viti 1995 deri në vitin 1996. Një tjetër moment historik në karrierën në rritje të z. Ademi është pozicioni i zëvendës drejtorit të Ziraat Banka AD Skopje nga viti 1999 deri në vitin 2001. Pas një periudhe të shkurtër, në mars të vitit 2001 ai u avancua në drejtor i përgjithshëm i Ziraat Banka AD Skopje, një pozicion i cili, përveç përgjegjësive të tjera, përfshin edhe anëtarësimin në Bordin për menaxhimin e rreziqeve. Pas fuzionimit me sukses të Ziraat Banka AD Skopje në Halkbank AD Skopje, sfida dhe përgjegjësia e radhës profesionale e z. Ademi është pozita e drejtorit ekzekutiv dhe anëtarit të Bordit drejtues të Halkbank AD Skopje. Në periudhën qershor 2016 - dhjetor 2017, z.Ademi e ka mbajtur pozicionin e ushtruesit të detyrës drejtor kryesor ekzekutiv i Halkbank AD Skopje.

Z. Ademi si drejtor ekzekutiv është përgjegjës për Sektorin e burimeve njerëzore dhe organizimin, Sektorin për kreditim dhe Sektorin për mjete, likuiditet dhe banking ndërkombëtar.

Buket Gereçxhi – Drejtor Еkzekutiv

Karriera profesionale e zonjës Buket Gereçxhi fillon me një angazhim pune në Garanti Bankasi A.S. Turqi në vitin 1990, menjëherë pasi mbaroi arsimin zyrtar dhe mori një Diplomë nga Universiteti i Ankarasë - Fakulteti i shkencave politike, Departamenti i marrëdhënieve ndërkombëtare në vitin 1989. Pas pesë viteve të punësimit në Garanti Bankasi, znj. Gereçxhi në vitin 1995 mori mundësinë për zhvillim të mëtejshëm profesional dhe karrierë në një institucion tjetër financiar në Turqi - Toprak Bank. Ky angazhim pune zgjat deri në vitin 1997, kur ajo u emërua drejtoreshë e degës në Gaziantep, të Finans Bank A.S. Në vitin 2002, ajo u përball me një sfidë të re profesionale, brenda Asya Katilim Bankasi A.S., dhe në vitin 2008 në të njëjtin institucion ajo u emërua zëvendës drejtoreshë e përgjithshme dhe Zyrtare kryesore e operacioneve (COO). Që nga viti 2011, ajo ka qenë drejtoreshë kryesore financiare e një kompanie tjetër, pjesë e industrisë së naftës në Turqi. Znj. Buket Gereçxhi u bë pjesë e familjes së Halkbank më 15.09.2014, e angazhuar si konsulente në Bankë. Më 04.03.2015 pas miratimit zyrtar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, znj. Buket vazhdon angazhimin e saj në Halkbank AD Skopje si anëtare e Bordit drejtues dhe si drejtoreshë ekzekutive.

Në cilësinë e drejtoreshës ekzekutive, znj. Buket Gereçxhi është përgjegjëse për Sektorin e marketingut dhe Sektorin e operacioneve dhe sistemeve të informacionit.

Tomche Tasevski - Drejtor Еkzekutiv

Z. Tasevski është një ekonomist i diplomuar në fushën e menaxhimit bankar pranë Fakultetit Ekonomik Sh. "Kirili dhe Metodi" në Shkup. Karriera e tij në punët bankare zgjat 26 vjet, kurse ka filluar në vitin 1990 në Ljubljanska Banka si një referent për kreditimin e ndërmarrjeve tl vogla dhe të mesme. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në tre banka në Maqedoni dhe një institucion ndërkombëtar financiar - Opportunity International, përkatësisht në pozitat e menaxherit për marrëdhëniet me klientët, drejtorit kryesor për kreditim dhe zëvendës drejtorit të përgjithshëm. Që nga viti 2002, ai ka punuar në Halkbank AD Skopje (e njohur më parë si Izvozna i Kreditna Banka) si drejtor operacional dhe drejtor i sektorit të korporatave. Në vitin 2009, z. Tasevski është avancuar në drejtor ekzekutiv dhe anëtar i Bordit drejtues. Që nga viti 2011, ai është kryetar i Komitetit për menaxhimin e rreziqeve. Përveç kësaj, ai është anëtar i ALCO dhe Komitetit të kreditimit. Aktualisht, z. Tasevski mbetet në pozicionin e drejtorit ekzekutiv në Bordin ekzekutiv të Halkbank AD Skopje. Ai menaxhon projekte të ndryshme dhe ka arritur qëllime dhe plane në përmirësimin e proceseve të kreditimit, zhvillimin e rrjetit dhe menaxhimin e rreziqeve. Ai ka role aktive në më shumë se 20 specializime në Gjermani, Itali, Britani të Madhe dhe Lindjen e Largët. Atij i është dhënë një Certifikatë Speciale nga Bankakademie International Frankfurt në fushën e menaxhimit të kreditimit të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Z. Tasevski, si ekspert, ishte panelist dhe anëtar aktiv i disa takimeve dhe konferencave vjetore, të tilla si Sesioni Plenar IFI në Budapest me temë "Të mësojmë kreditimin së bashku", Konferenca vjetore e EFSE mbi "Kreditë e banimit" dhe Konferenca vjetore e GGF për "Projekte të gjelbërta". Në periudhën 1998-2010 ai është anëtar i Bordit në Fondacionin për Zhvillimin e Ndërmarrjeve në Maqedoni dhe arriti rezultate pozitive dhe të suksesshme duke mbështetur projekte fillestare (start-up), mikro biznese dhe ndërmarrësi në zonat rurale.

Si drejtor ekzekutiv, z. Tasevski është përgjegjës për Sektorin për pagesën e kërkesave të rrezikshme, çështjet ligjore dhe sigurinë e sistemeve të informacionit dhe Sektorin për menaxhim dhe planifikim financiar, Drejtorinë për kontroll të brendshëm, Drejtorinë për menaxhimin me rreziqet dhe Drejtorinë për adaptimin e akteve dhe SPPiFT.

Skema Organizative


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.